Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin me pamje nga Vora, ku u hapën dyert e lagjes së re për më shumë se 2000 banorë të rikthyer pas tërmetit shkatërrimtar.

Për të parë cilësinë e blloqeve të reja të banimit, Kryeministri Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera, inspektuan në qendër të Vorës apartamentet të cilat qytetarët do të marrin në dorëzim shumë shpejt./ata